Gjata te '5 Pyetjet': Kemi tepricë tamponësh

6 Prill 2020, 21:52

TIRANE-Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' u shpreh se Shqipëria ka tepricë tamponësh për të bërë analiza, por po respektohen udhëzimet e OBSH-së. "Ka tepricë tamponësh, Shqipëria mund të bëjë edhe mijëra tamponë në ditë. Në QSUT është duke u përgatitur laboratori i dytë mbasi të certifikohet nga ISHP" tha ai. Arben Gjata u shpreh se më e keqja nuk ka kaluar ende, prandaj kërkoi që respektojmë masat e vendosura nga qeveria. 'Më e keqja nuk ka kaluar. Jemi në një fazë. Jemi në një gjendje të stabilizuar".