Gjenden dy trupa brenda 3 valixheve në Itali, dyshohet se janë çifti i shqiptarëve nga Vlora

15 Dhjetor 2020, 19:45 | Përditesimi i fundit: 2020-12-15 20:34:23

Dy kufoma, të copëtuara dhe të futura në 3 valixhe të ndryshme janë gjetur në Itali, midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano. Autoritetet italiane kanë dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015, në rrethana të paqarta.