Gjenden gjurmë në dy palë syze në makinën e atentatorëve të Ndojës, drejt arrestimit edhe i dyti

7 Nëntor 2019, 14:48

Syzet dhe ndjekja e automjetit të prokurorit për disa minuta tradhtuan atentatorët të cilët më 1 nëntor 2019 hapën zjarr në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të automjetit në të cilin udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku.

Report Tv mëson se ekskluzivisht se nga gjurmët e gishtërinjëve të lëna mbi syze nuk është zbuluar vetëm Rrjedan Rraja por edhe një i njohuri i tij i shpallur në kërkim.

Në bordin e automjetit të braktisur nga atentatorët prokuroria ka mundur të sekuestrojë dy palë syze njëra me gjurmët e gishtërinjëve të Rrajës dhe tjetra me gjurmë tashmë të identifikuara të një tjetër personi në kërkim.

Këto prova sqaruan burime për ReportTv po analizohen së bashku me elementë të tjerë si analiza ADN-je, qeliza telefonike, deklarime, pyetje dëshmitarësh për të provuar skemën e organizimit të atentatit, personat e përfshirë, rolet e tyre dhe ata që shkrepën dy armët automatik.

Një ditë më parë gjykata e krimeve të rënda la në burg dentistin Redjan Rraja si person të dyshuar për përfshirjen në atentat, emrin e të cilit e zbuloi pas analizimit të gjurmëve në syzet në bordin e mjetit AA 342 LM.

Një tjetër provë në duart e hetuesve për zbardhjen e atentatit janë edhe pamjet filmike nga autostrada Durrës-Tiranë ku disa subjekte kanë fiksuar teksa Mercedezi rri nga pas Fuoristradës ku udhëtonte prokurori Ndoja dhe dy të plagosurit e tjerë.

Pista kryesore e hetuesve deri në këto momente është ajo e një ekzekutimi me pagesë nga persona të cilët kanë patur konflikte me prokurorin Ndoja e Ladi Muharremin, ndërsa rezulton se i arrestuari Rraja s'ka një konflikt të dokumentuar me personat e plagosur në atentat.

    No videos found.