Gjenden qindra delfinë në breg....pushuesit i hedhin në ujë

1 Tetor 2019, 14:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kepin e Gjelbër, ku qindra delfinë janë gjetur pa pritur në breg pasi kanë dalë nga uji.

 Pushuesit dhe vendasit tentuan të largojnë kafshët nga bregu duke i tërhequr për t’i hedhur në ujë por pas pak momentesh shumë të tjerë u rikthyen përsëri në breg.

Nuk dihet ende se pse delfinët donin të riktheheshin në breg dhe ekspertët po përpiqen të shpjegojnë këtë fenomen.

Autoritetet janë të detyruar të varrosin 136 prej tyre, pasi fatkeqësisht nuk kanë mbijetuar.

    No videos found.