Gjendet çifti belg që humbi mes maleve në Vlorë

19 Prill 2019, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2019-04-19 15:39:00

Policia ka gjetur çiftin e turistëve belg që kishin humbur pa gjurmë në Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme ata ishin parë për herë të fundit mes Llogorasë dhe Dhërmiut në fshatin Ilias. Pasi nuk u kthyen në vendin ku po qëndronin u lajmërua policia.

Kërkimet vijuan prej mbrëmjes së djeshme dhe sot u lokalizuan rreth orës 10:30 të paradites në Vranisht. Turistët janë rreth moshës 20 dhe 25-vjeç, ndërsa prej disa ditësh kanë ardhur në Vlorë.