Gjendet e braktisur një makinë e përmbysur në Vlorë

29 Maj 2018, 17:49 | Përditesimi: 29 Maj 2018, 17:49

Një makinë është gjetur e përmbysur jashtë rruge në fshatin Drashovisë të Vlorës. Nuk dihet ende se kujt i përket automjeti i aksidentuar pasi asnjë person nuk është gjetur brenda në makinë.

Sipas burimeve është drejtuesi e ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po zbardh shkaqet e aksidentit të automjetit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

b.ha./Shqiptarja.com