Gjendet i pajetë puntori 60 vjeçar në Portin e Durrësit

29 Mars 2019, 13:48

Trupi i pajetë i një mashkulli u gjet sot në zonën e portit të Durrësit. Burime për Report Tv, thonë se i identifikuari Xhelal Skënderi 60 vjeç, është rrëzuar në det teksa ishte duke punuar dhe është mbytur.

 Ai ishte punonjës i një subjekti privat në Portin e Durrësit. 

Burime nga policia e qytetit bregdetar thonë se Xhelal Skënderi ishte mekanik dhe punonte dhe si roje në subjektin privat në Portin e Durrësit.