Gjendet i vrarë me armë një person në Vaun e Dejës! Viktima me plagë në kokë! (EMRI)

9 Gusht, 09:22 | Përditesimi i fundit: 2020-08-09 21:09:05

VAU I DEJËS- Një ngjarje e rendë është regjistruar në fshatin Shkjezë të bashkisë Vau i Dejës.

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë me plagë në pjesën e kokës. Sipas burimeve viktima është Gjin Ndoji i moshës 27 vjeç, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 05:55 të mëngjesit të kësaj të diele.

Këto janë informacionet e para që Report Tv me gazetarin Ergys Kavaja kanë arritur të mësojnë për këtë ngjarje të rëndë, teksa priten të mësohen më shumë detaje në minutat në vijim.

Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar  i pajetë, shtetasi Gj. B.,  27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kategori të tjera