Gjendet kanabis i hedhur në bregun e Liqenit të Shkodrës

27 Qershor 2018, 12:58 | Përditesimi: 27 Qershor 2018, 12:58

Në bregun e Liqenit të Shkodrës është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis. Droga ishte e shpërndarë në breg, ndërsa një pjesë ishte në një qese në një thes.

Policia ka nisur hetimet për kanabisin që u gjet sot rreth 2-3 kg, që mund të jetë hedhur nga trafikantët ose të jetë derdhur në momentin që është trafikuar.

b.ha./Shqiptarja.com