Gjendet një gomone dhe drogë e paketuar pranë saj në grykëderdhjen e Vjosës

22 Janar 2019, 11:47 | Përditesimi: 22 Janar 2019, 15:29

Një gomone e ngarkuar me drogë është gjetur në grykëderdhjen e Vjosës. Fillimisht dyshohet për 500 kg kanabis. Gomonia me një motor dhe rreth 10 metra e gjatë është zbuluar gjatë një aksioni të policisë kufitare mbrëmjen e djeshme.Kanabisi i gjetur brenda gomones ishte i ambalazhuar dhe gati për t’u trafikuar. 

b.ha./Shqiptarja.com