Gjendet një gomone në Vlorë, dyshohet se ishte ajo që transportoi 55 klandestinët e kapur më 8 janar

25 Janar 2021, 13:29 | Përditesimi: 25 Janar 2021, 16:26

Një gomone është gjetur në det Vlorë. Dyshohet që është gomonia që tentoi të trafikonte 55 klandestinët nga Lindja e Mesme më 8 janar. Megjithatë ende janë informacione të pakonfirmuara. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kontrollon të gjithë zonën buzë detit.

Kujtojmë se më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Poro.

b.ha./Shqiptarja.com