Gjendet një granatë e pa shpërthyer në Lezhë

8 Qershor 2022, 16:39

Një granatë e pa shpërthyer është gjenduar në fshatin Manati te Lezhës.

Lënda plasëse është gjetur nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendin ku është gjendur lënda shpërthyese.