Gjendet një granatë pranë një banese në Vlorë, forcat e ushtrisë kryejnë shpërthimin e kontrolluar

2 Prill 2018, 10:09 | Përditesimi: 2 Prill 2018, 10:37

Një granate dore është gjetur sot në lagjen Kushtrim, në Vlorë, në një kanal.

Sipas informacioneve granata është me kapsollë dhe forcat xheniere ndodhen në vendgjarje për të bërë shpërthimin e kontrolluar .

Perimetri është rrethuar dhe në foto dallohet një mjet i policisë ushtarake si dhe momenti kur dy xhenierë të saj, janë përkulur dhe po ekzaminojnë granatën. Më pas këto forca kryen shpërthimin e kontrolluar të granatës.

b.ha./Shqiptarja.com