Gjendet një grua e gjallë nën rrënoja, po mbahet në jetë me bombol oksigjeni

26 Nëntor 2019, 18:10

Në lagjen nr. 18 në Durrës te pallati gjashtë katësh vijon operacioni i kërkim shpëtimit të personave që janë ende nën rrënoja. Pallati ndodhet pas stadiumit 'Niko Dovana', ndërsa një grua është lokalizuar e gjallë nën rrënoja dhe po punohet për ta nxjerrë. Gruas që është me shenja jete i është dhënë bombol oksigjeni. Nën rrënoja mendohet se janë edhe pesë persona të tjerë.

  •