Gjendet një makinë e djegur në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

23 Dhjetor 2019, 13:07

Një makinë është gjetur e djegur në Vlorë në lagjen 'Pavarësia'. Makina është tip 'Renault Clio' dhe është gjetur anash rrugës e braktisur, ndërkohë që nuk dihet ende se kujt i përket.

Targat e automjetit janë AA 442 RX dhe nuk dihet nëse janë të rregullta apo të falsifikuara për tu përdorur në ngjarje kriminale.Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e zjarrit.