Gjendet një motor te Unaza e Madhe, dyshohet se u përdor nga një prej personave që u përfshinë te përplasja e armatosur në Bllok

5 Tetor 2018, 10:08 | Përditesimi i fundit: 2018-10-05 10:10:08

Një motor i braktisur është gjetur sot në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se motori dyshohet se është përdorur nga një prej anëtarëve të bandave rivale, gjatë përplasjes mbrëmë në Tiranë.

Motori mendohet se është përdorur nga një prej autorëve për t'u larguar nga lokali ku ndodhi masakra në ish-blloku. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të motorit të sekuestruar nga policia. Dysohet se autori është larguar me motor nga ish-blloku dhe e ka braktisur atë pranë Kopshtit Botanik, për të humbur gjurmët. 


Mendohet se ai është larguar me një automjet pas braktisjes së motorit. Grupi hetimor po kërkon gjurmë dhe prova në mjetin motorik që mund të ndihmojnë hetimet në identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.