Gjendet një person i pajetë në Vlorë, dyshohet se është mbytur

13 Qershor 2020, 15:56

VLORË-Një person është gjetur i pajetë në Triport të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se është mbytur dhe se është peshkatar. Akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Ai është raportuar nga banorët në Triport në Vlorë dhe stafi mjekësor e ka gjetur pa shenja jete.

Policia dhe ambulanca janë në vendgjarje për të zbardhur më shumë shkaqet e vdekjes së tij.