Gjendet një predhë e luftës së dytë botërore në Rradhimë

15 Qershor 2020, 11:29

VLORË- Një predhë e paplasur është gjetur ditën e sotme në Rradhimë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se predha i përket Luftës së Dytë Botërore.Ajo është gjetur në kanalin e Osumit nga Emergjencat Civile. Predha të tilla janë gjetur dhe më herët në këtë zonë që mendohet si i përkasin së njëjtës periudhë.