Gjendet një tjetër breshkë gjigande në bregdetin e Durrësit

20 Prill 2019, 12:50

Një breshkë gjigande është gjetur e ngordhur ditën e sotme në bredetin tonë në Duurës. Sipas peshkatarëve ajo ka ngordhur për shkak të moshës, pasi në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dëmtimesh.

Breshka është kontatuar nga kalimtarë të rastit të cilët bënin shëtitje pranë bregedetit.

Ajo është nxjerrë në bregdetin tonë për shkak të erërave të forta.

Rreth dy javë më parë një tjetër breshkë gjigande u gjet në brigjet e Currilave.