Gjendet trupi i pajetë i Artur Lleshit në një tunel në Bulqizë, 31-vjeçari u denoncua i zhdukur nga familja në Pa gjurmë

29 Dhjetor 2018, 21:17

jë trup i pajetë është gjetur në një tunel në njësinë Administrative Shupenzë në Bulqizë. Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e fshatit Gjuras.  Report Tv ka mësuar se kufoma i përket Artur Lleshit, i denoncuar i zhdukur nga familja që në 10 prill 2018. Policia gjeti kartën e identitetit pranë trupit të pajetë.

Policia bën me dije se trupi i Lleshit është gjetur gjysmë i dekompozuar.