Gjendja e deputetit Alimadhi, Shefja e Pneumologjisë: Ka probleme serioze me mushkëritë

22 Prill 2020, 21:58

Deputeti Adriatik Alimadhi u shëruar nga COVID-19, por gjendja shëndetësore e tij mbetet serioze. Shefja e shërbimit të Pneumologjisë, Silva Bala në një lidhje skupe për "Repolitix" në Report Tv tha se ai nuk është i intubuar, por në trajtim intensiv me oksigjen, pasi mushkëritë e tij janë të dëmtuara dhe kanë nevojë të vazhdueshme për furnizim me oksigjen. Mjekja Bala tha se pacientët edhe kur janë shëruar nga COVID-19, mushkërisë i duhen disa muaj që të rikuperohen plotësisht.