Përmes një videoje, ku paraqitet situata e rëndë në spitalet e vendeve të Evropës, Kryeministri Edi Rama duke krahasuar situatën e pandemisë në spitalet e Evropës, me atë të Shqipërisë, ka krahasuar edhe sjelljen e opozitave në këto vende me opozitën në Shqipëri.
Ai ka akuzuar opozitën se po përhap panik dhe sipas tij ajo është helm dhe dëshpërim për njerëzit.