Gjeneral Qirjazi vihet kundër Berishës e presioneve të tij për të firmosur në kundërshtim me ligjin

18 Shkurt 2021, 19:38 | Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 20:33

Pengesa e parë procedurale më në fund është zgjidhur, dhe procesi i privatizimit mund të rifillojë me shpejtësinë maksimale për të kompensuar kohën e humbur. Në fakt, më 19 shtator 2007 (dmth vetëm 21 ditë pas nënshkrimit të Bamir Topit), Ministri i Ekonomisë Genc Ruli me shkrese 50/1 miratoi kërkesën e privatizimit dërguar nga Fatmir Mediu dy vjet më parë. Sidoqoftë, Fatmir Mediu nuk do ta përfundojë procesin sepse disa muaj më vonë ai do të zhytet në skandalin e Gërdecit, edhe një herë për t'i shërbyer familjes Berisha dhe me 26 vdekjet mbi supe, këtë herë do të detyrohet të japë dorëheqjen. Gazmend Oketa arrin në vendin e tij, por gjen një mal tjetër përballë tij të vështirë për t.u ngjitur: Gjeneralin Vladimir Qirjazi.

Dosja që Report Tv ishte në gjendje të lexonte, prej dhjetëra faqe, përbëhej nga shkëmbimet e letrave që zgjatën shumë muaj midis Ministrit Genc Ruli, Ministrit Gazmend Oketa, Shtabit të përgjitshëm dhe forcave të armatosura dhe gjeneralit Vladimir Qjriazi që i ka të gjitha insititucionet politike kundër. Që nga viti 2006, Komanda Mbeshtetëse kishte marrë urdhrin për të marrë përsipër administrimin dhe regjistrimin pranë hipotekës të tokës dhe ndërtesat që përbëjnë Kompleksin Partizani, një urdhër që nuk u zbatua kurrë për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, duke filluar nga problemet e mbivendosjes me pronat.

Lexoni te linku më poshtë investigimin e plotë II nga Report Tv për privatiizmin e ish kompleksit Partizani

https://shqiptarja.com/lajm/neser-pjesa-ii-privatizimi-i-kompleksit-partizani-si-nisi-eliminimi-i-zyrtareve-qe-nuk-firmosen-ne-favor-te-jamarber-malltezit?fbclid=IwAR1S7s3gYj1EZxSPQQ6d6-mh50xtcqoh5hBP-IISNoCRL6C6OHFkZXbcgZw

b.ha./Shqiptarja.com