Grand Prix D'Horolgerie dje në mbrëmje zbuloi luksin e diamanteve të vendosura në orë dhe krijimet mekanike më komplekse të vitit 2019.
Ekziston shumë teknikë, ka shumë risi, shumë bukuri, shumë pasion, thjesht e bukur për tu admiruar", thotë Raymond Loretan, presidenti i Grand Prix d'Horlogerie de Genève Foundation.
Duhen mijëra orë punë të përpiktë nga artizanë të aftë për të bërë një orë të shtrenjtë deri në 2.5 milion euro. 'Koma' e prezantuar dje është modeli më i shtrenjtë që sinkronizohet me një orë atomike që automatikisht korrigjon kohën.
Megjithatë, çmimi Oskar shkoi për një pajisje më të lirë, 137 mijë euro.
Në eventin e mbrëmshëm merrte pjesë edhe shqiptari nga Kosova Rexhep Rexhepi, i cili në muajin janar u shpall fitues i “Men's Watch”. 31 vjeçari që arriti të sfidojë gjigandët e “familjes” së vet, prodhon orët “AkriviA” që shiten 90 mijë $.
Fal suksesit të tij, Rexhepi fitoi dhe “zemren” e prestigjiozes New York Times, e cila i dedikoi një artikull orëndreqësit shqiptar.
“Vetëm 31 vjeç, Rexhepi është një xhevair i pastër i një brezi të ri orëndreqësish të përkushtuar ndaj zejtarisë tradicionale”, shkruan ndër rreshtat e shumtë gazeta amerikane.