Gjenocidi i Srebenicës, Tabaku nga Kuvendi: E vështirë për ta kuptuar pse parlamenti vetëm sot miratoi rezolutën! Nuk duhet të heshtim

7 Korrik 2022, 11:27

Deputetja e Parisë Demokratike në kuadër të miratimit të rezolutës së gjenocidit në Srebenicë ka folur rreth rëndësisë që ka kjo masakër për tu dënuar. Tabaku shtroi se nuk e kuptonte pse Parlamenti shqiptar ndryshe nga të tjerët vetëm sot e miratoi këtë rezolutë.

'Ka qenë dhe është e vështirë për mua për të kuptuar sesi Parlamenti i Shqipërisë vetëm sot miratoi një rezolutë për gjenocidin në Srebenicë.  Jo vetëm si shenjë emaptie të një gjejë që ndodhi 4 vite në Kosovë. Para disa ditësh REL nxori në rrjet sesi po mohohet kjo masakër. A kemi ne luksin të mohojmë këtë? Kjo çështje duhet të na bëjë bashkë, duhet të ketë 100% vota të parlamentit. nuk mund të kemi drejtësi nëse ne nuk votojmë pikërisht ato që kanë votuar parlamentet e tjera. Mohimi i krimeve të komunizmit është një gjë që ka ndodhur në Shqipërii dihet të na japë leksione. në këtë Ballkan me kaq probleme nuk e kemi luksin të ndryshojmë kemi luksin të reflektojmë atë që bëjnë parlamentet e tjera. Në emër të mijëra grave që janë përdhunuar ne nuk duhet të heshtim. Nuk duhet të lejojmë që e shkuara të harrohet. '- tha Tabaku