Gjergj Kaçinari, rock, stil dhe avangard

19 Nëntor 2019, 15:11

Ka eksperimentuar në rryma të ndryshme muzikore, por Gjergj Kaçinari është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës rock në vend. Me një look ekstravagant dhe një zë unik, kantautori Gjergj Kaçinari, plotëson profilin e tij artistik edhe m e zotërimin e disa instrumenteve si: kitarë, bateri, piano. Edhe pse ka marrë shumë pak pjesë në festivale muzikore, Gjergj Kaçinari këtë vit është konkurent në Këngën Magjike, me këngën “Dua”. Ai tregon arsyet pse vendosi të bëhet pjesë e këtij kompeticioni. Gjergji ka folur edhe për personin që i ka rrëmbyer zemrën, tatuazhet dhe planet e së ardhmes.