Gjermani, hija e të djathtës ekstreme zgjatet në rradhët e ushtrisë

22 Korrik 2019, 14:10

Në Gjermani, hija e të djathtës ekstreme po tenton të zgjatet edhe në rradhët e ushtrisë.

Lajmi është lançuar nga grupi mediatik “Funke Media”, sipas të cilit nga ana e Bundeswehr, departamenti i mbrojtjes, janë refuzuar shumë kërkesa rekrutimi të elementëve të dyshuar se i përkasin ekstremizmit të djathtë.

Kundërspiunazhi gjerman dhe organizma të tjerë, që mbajnë nën vëzhgim të djathtën ekstreme, furnizojnë herë pas here Bundeswehme lista emrash të dyshuar.

Nuk është hera e parë që ushtria gjermane ka patur të bëjë me ekstremizmin e krahut të djathtë.

Në vitin 2017, arrestimi i një ushtari që kishte planifikuar një sulm, zbuloi praninë e qelizave të infiltruar në trupën ushtarake, ndërsa vitin e kaluar, një hetim nga “Spiegel”, zbuloi se armë të shumta ishin zhdukur nga arsenali i Bundeswehr dhe ndoshta kishin përfunduar në duart neonazisteve. Shpesh edhe elementë ekstremist musliman dhe të majtë kanë tentuar të futen në rradhët e ushtrisë por janë refuzuar.