Gjermani, kryeministri Rama takim me kryeparlamentarin Wolfgang Schauble

13 Shtator 2019, 14:44

Ditën e sotme kryeministri Rama zhvilloi edhe dy takime të tjera. Fillimisht një bashkëbisedim në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, që e vlerësoi si të hapur dhe pozitiv. "Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv" shkruan Rama.

Më pas Edi Rama takoi kryeparlamentarin Wolfgang Schauble, të cilit ashtu si kancelares i dhuroi librin e tij me pikura. "Në Bundestag, me një tjetër mik të nderuar, kryeparlamentarin Ëolfgang Schauble. Respekte" shkruan Rama.

Kryetari i komisionit të Bundestagut për Europën Günter Krichbaum deklaroi se është shumë optimist se vendimi për Maqedoninë Veriore në tetor për cështjen e negociatave do të jetë pozitiv, ndërsa për Shqipërinë u shpreh se ende nuk është marrë një vendim në Bundestag, pasi janë duke u këshilluar.

E ndërsa sinjalet që vijnë nga Gjermania janë pozitive, të vetmet vende skeptike që ende nuk janë shprehur janë Franca dhe Holanda. Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në mes të Tetorit.

    No videos found.