Gjermani, ‘Mbreti’ gjendet i vrarë në pyll, shqiptari Ismail P. ishte masakruar me thikë

21 Shtator 2019, 12:50

Bild” shkruan se viktima ,i njohur me nofkën “The King”, është Ismail P. i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste.

Prokurori i çështjes u shpreh se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.

Pas publikimit të rastit ka qenë një taksist që ka dhënë detaje për hetuesit.

Ai ka rrëfyer se 4 ditë përpara se të gjendej trupi i të riut shqiptar, ai e ka shoqëruar atë deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Shqiptari i kishte thënë taksistit se do të takonte një mik dhe do të kthehej ndaj duhet ta priste.

Hetuesit thonë se autorët ia kishin dalë që ta tërhiqnin “Mbretin” jashtë qytetit.

Taksisti tha se i viktima la një çantë me disa dokumente në makinë që t’i merrte kur të kthehej, por u gjet 4 ditë më vonë i mbuluar me dhé dhe gjethe në pyll në afërsi të një kanali të ujërave të zeza.