Gjermani/ Qytetarët në protestë kundër masave ndaj COVID: Na ktheni në demokraci

1 Gusht 2020, 22:52 | Përditesimi i fundit: 2020-08-01 22:54:44

GJERMANI- Mijëra qytetarë në Berlin kanë dalë në protesta kundër masave të marra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Duke e quajtur si "Dita e Lirisë", ato shprehen se masat e marra po shkelin të drejtat dhe liritë e tyre. Rreth 15 mijë qytetarë janë kundër mbajtjes së maskës në vendet e mbyllura dhe në transportin publik.

"Corona alarm i rremë", "Po detyrohemi që të mbajmë maskë" janë këto disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.  "Kërkesa jonë është që të kthehemi në demokraci. Larg këtyre ligjeve që na janë imponuar, larg maskave që na bëjnë skllevër", u shpreh një nga protestuesit.