Gjermania 'blindon' kufirin shqiptar, sjell 10 makina luksoze me vlerë 127 mijë euro

4 Shtator 2018, 16:29

Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve të dhuruara.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, e vlerësoi si mjaft efikase këtë ndihmë dhe theksoi se bashkëpunimi me partnetët është prioritet i punës së Policisë së Shtetit. Këto automjete do shërbejnë në rritjen e forcës goditëse si dhe në kontrollin më të mirë të kufirit tokësor për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme si dhe të migracionit të paligjshëm. 

Për Policinë e Shtetit, bashkëpunimi me partnerët është një faktor kyç, në arritjen e suksesit në luftën kundër krimit të organizuar, dhe atij ndërkufitar. 

E vlerësojmë dhe e çmojmë shumë të rëndësishëm këtë mbështetje qoftë në asistencë profesionale ashtu edhe me ndihmë logjistike dhe teknike. 

Gjej rastin të konfirmoj se në këtë drejtim shteti gjerman ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite. Është fakt tashmë që marrdhëniet e bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjarmane dhe sidomos me policinë gjermane, janë të shkëlqyera.

Sot po na dhurohen 10 mjete, me nje vlerë 127 mijë euro, të cilat janë të destinuara për mbikqyerjen në kufirin tokësor, ndërkohë , që në Janar të vitit 2017, u dhuruan dhe 5 automjete të tjera me vlerë 80 mijë euro.