Gjermania dhuron 7 furgonë policie për FNSH

6 Mars 2020, 16:22

TIRANE - Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u organizua ceremonia e dorëzimit të 7 automjeteve të markës Mercedes Benz Sprinter të dhuruara nga Ministria e Brendshme Federale e Gjermanisë. Ato do të përdoren nga forcat speciale të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, Tiranë. Në ceremoni mori pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf  dhe drejtues të lartë policorë.

Gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se përveç makinave, Ministria e Brendshme Federale e Gjermanisë do të ofrojnë edhe trajnim profesional për punonjësit e Policisë Shqiptare. Leshaj përmendi edhe aksionin Anti-KÇK që qeveria ka ndërmarrë për sekuestrimin e pasurive të lidhura me krimin, duke theksuar edhe njëherë tjetër se këto pasuri do të shkojnë si aset për Policinë e Shtetit.

  •