Gjermania hyn në fazën 2. Universiteti Kembrixhit: Koronavirusi qarkullon në tre variante

20 Prill 2020, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 14:58:32

Në SHBA numri i vdekjeve nga koronavirusi në 24 orë ishte 1891 shifra që e rrisin totalin e atyre që kanë humbur jetën nga infeksioni në 40 683.

Me 760 000 raste infeksioni, SHBA kanë numrin më të madh në botë krahasuar me vendet e tjera të rasteve pozitive dhe vdekjeve nga Covid.

Ndërkohë në botë numri i viktimave ështe me shumë se 165 mijë dhe më shumë se 2 milionë e 400 mijë janë të infektuar nga koronavirusi kurse numri i të shëruarve është 598,228.Kurba e vdekjes dhe infeksioneve në New York po vazhdon të bie por për guvernatorin Cuomo, shteti nuk është akoma gati të heq masat e izolimit dhe bllokimit

Numri ditor i vdekjeve të reja ka rënë nën 550 dhe pranimet në spital vazhdojnë të bien, raporton Associated Press.

Guvernatori Andrew Cuomo, megjithatë, thekson se kriza nuk ka mbaruar: spitalet vazhdojnë të raportojnë shtrime të të paktën 2,000 pacientëve të rinj në ditë dhe shtëpitë e të moshuarve  mbeten vende të rrezikshme të infeksionit.

Sot kanë paralajmëruar rihapjen dy shtete, Texas dhe Vermont. Guvernatorët e disa shteteve kanë paralajmëruar, megjithatë, se ata nuk do të veprojnë para kohe për të rihapur ekonomitë e tyre