Gjermania merr kreun e BE, ndihmë ekonomike Shqipërisë

1 Korrik 2020, 13:19 | Përditesimi i fundit: 2020-07-01 13:41:43

Sot Gjermania merr presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian. Me këtë rast, Ambasadori gjerman në Tiranë, përmes një komunikimi në Facebook, tha se qëllimi kryesorë i presidencës do të jetë përballimi i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, e cila sipas kancelares Gjermane është sfida më e madhe në historinë e Europës.