Gjermania në prag karantine, gazetarja Bonollari: Populli s'i mori seriozisht masat, qeveria ndihmë edhe privatit

16 Mars 2020, 20:01

Gjermania është në prag karantine. Situata është e ngjashme me atë që po ndodh në Spanjë dhe vendet e tjera, kancelarja Angela Merkel vendosi mbylljen e institucioneve arsimore, ndërsa pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me linjat hekurudhore. Aktualisht në Gjermani ka rreth 1000 të infektuar  brenda 24 orëve, dhe 5000 në rang kombëtar në të gjithë vendin. Në një lidhje me Skype në edicionin qëndror të lajmeve në Report Tv me gazetarin Besard Jacaj, gazetarja Daniela Bonollari rrëfen masat që janë marrë në Gjermani. Ajo shprehet se populli nuk i mori seriozisht masat e qeverisë, ndërsa pritet që të kompensohen sipërmarrjet private në rast se do të ketë ndërprerje të punës.