Gjesti human! Familja nga Vlora i dhuron spitalit një respirator për pacientët me COVID-19

3 Prill 2020, 16:37

Një qytetare nga Vlora ka dhuruar një respirator për spitalin rajonal të Vlorës. Respiratori është blerë disa vite më parë nga familja për djalin e sëmurë i cili fatkeqësisht humbi jetën më parë në Itali. Respiratori nuk është përdorur asnjëherë.