Gjesti human i kamerierit në Shkodër, ofron çaj për protestuesit

11 Dhjetor 2018, 13:04

Përveç deklaratave dhe kauzës për të cilën studentë të Universitetit të Tiranës dhe rretheve, një gjest human ka ndodhur sot në protestën e studentëve në Shkodër. Një kamerier i këtij qyteti, që punon prej më shumë se 17 vitesh, iu ka ofruar çaj studentëve. Mesa duket qytetarët shkodranë janë në mbështetje të kauzës së studentëve.