Gjesti humanitar i zjarrfikëseve të Gjirokastrës, dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë

7 Prill 2020, 17:19

GJIROKASTËR-Situata e vështirë që koronavirusi ka krijuar në vendin tonë ka sjellë një ulje drastike të dhurimit të gjakut, për shkak të frikës dhe pasigurisë së krijuar në vend. Kjo rënia ka sjellë ulje të rezervave të gjakut dhe për këtë prej ditësh Banka e Gjakut ka apeluar që qytetarët të dhurojnë si gjithmonë pasi siguria gjatë procesit është maksimale .