Gjesti me mjekët ndryshoi imazhin, 95.6% e italianëve: Mendimi për shqiptarët është përmirësuar

7 Prill 2020, 23:02

Qytetarët italianë janë pyetur në sondazhin për Report Tv nëse ka ndryshuar mendimi i tyre për shqiptarët pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit. 95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se mendimi për shqiptarët pas këtij gjesti është përmirësuar, 3.3% theksuan se vijon që të jetë njëlloj, ndërsa 1.1% thanë se është përkeqësuar