Gjesti prekës i pensionistëve në Kukës: S'duam shpërblim për fundvit, paratë t'u dhurohen të prekurve nga tërmeti

12 Dhjetor 2019, 15:36

KUKËSI- Pensionistët e Kukësit solidarizohen me të prekurit nga tërmeti. Ata shprehen se janë dakord që qeveria t’i kalojë fondin për shpërblimet për festat e fundvitit të prekurve nga tërmeti.

Para gjendjes së jashtëzakonshme në tre qarqe të vendit, qeveria do të rishikonte vendimin për fondin e shpërblimeve të pensionistëve për fundvit. Në vendimin e miratuar më 6 dhjetor theksohet se ndalohet përdorimi i fondit të veçantë të institucioneve për festat dhe shpërblimet.

Çdo fundvit qeveria ka shpërndarë 3 mijë deri 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit, për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.