'Gjetëm mirkuptim në Holandë', Ruçi nga Haga: Rezoluta për vizat nuk do zbatohet

22 Maj 2019, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2019-05-22 15:43:27

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci së bashku me delegacionin që e shoqëron atë, kryetarin e grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetaren e grupit demokrat në parlament, Rudina Hajdari, kanë zhvilluar në Holandë takime për të lobuar për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Së fundmi Ruçi në një pronocim për mediat në Haga ka folur në lidhje me takimet e zhvilluara me zyrtarët e lartë të Holandës ku ka thënë se ka gjetur mirëkuptim të plotë.

"Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të objektivit strategjik për hapjen e negociatave ka disa muaj që ka nisur turin e vizitave në vende të shumta e të rëndësishme të BE, në Gjermani, Itali e sot në Holandë. Kemi pasur takime në Francë, vende të Ballkanit anëtare të BE. Do kemi takime ne Çeki.

Sot jemi në Hollandë, ku paraqitëm në Parlamentin Holandez arritjet e Shqipërisë në kuadër të pesë prioritetet.

Nga kontaktet ne fitojmë duke sqaruar mbi skepticizmin apo paqartësitë mbi arritjet tona. Pavarësisht nga jehona mediatike për skepticizmin e Holandës gjetëm mirëkuptim të plotë, deklaruan se po presin përfundimin e zgjedhjeve europiane, rekomandimin e Komisionit Europian dhe në fund do shprehen lidhur me vendimin e Holandës për negociatat." ka thënë Ruçi.

Ndërsa për sa u përket vizave që Holanda pretendon që ti rikthej kundrejt Shqipërisë, kryetari i Kuvendit ka thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

"Sa i takon rezolutës së Parlamentit holandez për vizat, një nga deputetet holandez që votoi rezoluten, tha se nuk do zbatohet.