Gjici: Bizneset në Kukës nuk do paguajnë taksën e Bashkisë këto tre muaj

17 Mars 2020, 14:52

Bizneset në qytetin e Kukësit nuk do të paguajnë taksën e Bashkisë në tre muajt në vijim. Një lajm i tillë është konfirmuar nga kreu i Bashkisë, Safet Gjici, si një masë lehtësie për bizneset që do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të situatës me koronavirusit.