Gjici inspekton fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit

5 Gusht 2019, 14:35

KUKËS-Në Kukës ka nisur puna për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit. Në nisje të punimeve kryetari i ri i Bashkisë Safet Gjici, njëherazi edhe president i klubit,  tha se ky investim i përket gjithë kuksianëve, ekipit të qytetit, por edhe gjithë sportdashësve nga Shqipëria e Kosova.

Vlera e investimit është 5 milionë euro. Stadiumi do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese. Ky stadium është i parametrave të UEFA-s dhe parashikohet që të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare. Punimet do të zgjasin 15 muaj.