Gjici pas ndeshjes me Tiranën: Arbitri e prishi lojën, Halili: Air Albania na ka sjellë fat

21 Shkurt 2020, 21:55

Fitorja me përmbysje me shifrat 1-2 në supersfidën me Kukësin të vlefshme për javën e 23 të Superligës ka nxjerrë Tiranën në krye të Superligës. Në ‘Air Albania’ pjesa e parë nuk do të kishte shumë histori, ndërsa në të dytën një autogol i Vangjelit zhbllokoi shifrat në favor të Kukësit që në këtë momente u shkëput +4 pikë nga Tirana ndjekëse.

Gjithsesi në minutat në vijim një faull i kushtoi kartonin e dytë të verdhë Olsi Teqjas, që la ekipin me një lojtar më pak. Nga goditja e dënimit Idriz Batha barazoi me një supergol, duke bërë që ndeshja të merte një rrjedhë të çmendur në harkun kohor të 1 minute. Më pas 24 herë kampionmët e Shqipërisë shfrytëzuan euforinë për të realizuar golin e përmbysjes me Toarrasa-n, që gjithashtu shërbeu për të marrë edhe kreun me dy pikë më shumë se verilindorët. Pas 90 minutave protagonistët e ndeshjes u shpreëhën:efik Halili: "Kam shumë falenderime për gjithë skuadrën, mendoj se na kanë kthyer atë grintë që na kishte munguar prej shumë vitesh. Shpresoj që të ecim përpara, të vazhdojmë të respektojmë kampionatin. Kënaqësi që lozëm në këtë stadium të mrekullueshëm që besoj se na ka sjellë edhe fat."

Gjici: “E prishi arbitri ndeshjen, nuk është se …. Por edhe ekipi neglizhoi shumë. Ka dy ndeshje që nuk po jep atë që duhet.”

Egbo: “Jemi thjesht në vendin e parë në kampionat, ka edhe 13 ose 14 ndeshje deri në fund të kampionatit. Mos prisni të them unë se jemi për kampion, thjeshtë fituam ndaj një ekipi që ka kryesuar prej shumë kohësh.”

Duro: “Çdo humbja ka zhgënjim, por kjo ishte një humbje që nuk e mendonim, duke iu referuar lojës. Gjatë gjithë kohës, sidomos në pjesën e dytë mund ta kishim mbyllur takimin, por për 5 minuta gjithçka u rrokullis.”

Javën e ardhshme Tirana do të presë në Air Albania Partizanin, në ndeshjen derbi që ndez të gjithë kryeqytetin.