Gjiknuri: Ç'bëni o njerëz se është turp, sërish debate në tryezën për Reformën Zgjedhore

25 Shtator 2019, 10:36

Debati mes Kujtim Gjuzit dhe Damian Gjiknurit u rikthye sërish pas fjalës së Rudina Hajdarit. Kujtim Gjuzi i partisë Konservatore kërkoi fjalën duke u ankuar për axhendën sërish. Por Gjiknuri i kërkoi që të mos prishë tryezën e organizuar.

Debati
Kujtim Gjuzi: Kërkoj fjalën
Damian Gjiknuri: Është kollaj të prishësh një tavolinë, po japim shembullin më keq. A doni që kjo tavolinë të jetë produktive, por është turp o njerëz. Ky nuk është komision i reformës. Është një konferencë, kemi ftuar ekspertë. Në fund të axhendës kemi tre seksione, për partitë që janë apo jo parlamente.