‘Gjiknuri i paditur’, qytetari zbulon LIVE se kush duhet ta bëjë reformën zgjedhore

1 Qershor 2020, 10:30 | Përditesimi i fundit: 2020-06-01 10:35:08

“Damian Gjiknuri është i paditur dhe nuk duhet të ishte në tryezën e reformës zgjedhore”. Ky ishte mendimi i parë i një qytetari që komentoi temën e ditës në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Më pas duke folur në studio me gazetarin Andi Kapxhiu zotëria shpjegoi se reformën nuk duhet ta bëjnë politikanët por intelektualët.