Gjiknuri inspekton punimet e Rrugës së Lumit të Vlorës: Shtrati i rrugës po merr formë edhe në lotin e fundit

18 Mars 2021, 14:48

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga kandidati për deputet Vullnet Sinaj inspektuan punimet e rrugës së Lumit duke u ndalur në kantierin e Lotit të III që fillon nga Ura e Laskos deri në Qeparo.

Në fjalën e tij Gjiknuri theksoi se “Progresi është i jashtëzakonshëm. Shtrati i rrugës ka marrë pothuajse formë kudo dhe brenda afateve të përcaktuara kjo rrugë do të jetë funksionale. Kjo vepër, dikur e cilësuar legjendë, sot është e prekshme, vepër konkrete e cila do të sjellë një progres dhe zhvillim të ndjeshëm për zonën edhe më gjerë, për të gjithë qarkun e Vlorës. Rruga e Lumit lidh bregdetin e Vlorës me fshatrat dhe me autostradën Fier-Vlorë”.