Gjiknuri mbyll fushatën në rajonin 1 në Vlorë: Dilni masivisht në votime, jepini përgjigjen e merituar provokimeve të Metës

21 Prill 2021, 10:32

Nga rajoni nr. 1 i qytetit të Vlorës ku mbylli fushatën, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, pati disa mesazhe edhe për Metën. Ai u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujtesë dhe ti përgjigjen me referendum vote thirrjeve të Presidentit për kryengritje.