Gjiknuri me banorët në Himarë: Po merr zgjidhje regjistrimi fillestar i pronave! PD do anulojë ligjin

4 Prill 2021, 11:15

Çështja e pronave ishte në qendër të diskutimit që drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri zhvilloi me banorë të Himarës. Duke ju përgjigjur interesimit të banorëve për problemin e trashëguar të pronave, Gjiknuri tha se tashmë është bërë e mundur që kjo çështje të vihet në rrugën e zgjidhjes ndërsa procesi i regjistrimit fillestar të pronave po ecën me ritëme të larta prej Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Himara është një vend i bekuar dhe ka parë shumë investime kohët e fundit. Të gjithë janë dëshmitar të trasformimit të madh që po ndodh në Himarë. Natyrshëm, problem kryesor që dilte nga gjithë banorët ishte ecuria e regjistrimit të pronave.  Të gjitha qeveritë erdhën, ikën, premtuan por ajo çështje asnjëherë nuk u zgjidh. Ligji i ri që doli vjet  në 2020 synon të zgjidhë pjesën më të madhe të  problemeve që kanë banorët në këto zona. Procesi tashmë ka filluar dhe është në rrugë të mbarë. Personalisht jam në krahun tuaj, do të jem mbështetësi kryesor juaj në këtë çështje.  Këtij procesi do ti  rri mbi kokë”, - theksoi Gjiknuri.