Gjiknuri në reformën zgjedhore, Caka: Ne u ulëm në tryezë me PS!

2 Korrik 2020, 18:34
  • "Për mua është e  trishtueshme që mazhoranca nuk heq dorë dhe nuk e çon para drejtësisë Damian Gjiknurin, përgjegjësia është e tyre. Ne kemi pranuar të ulemi me PS, se kë vë PS është përgjegjësi e tyre. Në momentin që ata do të shkojnë të japin llogari në Parlamentin Europian lidhur me plotësimin e  15 kushtet le të shohim nëse kushtin për ndëshkueshmërinë e figurave që janë përfshirë në përgjime për vjedhje votash, a kanë përmbushur këtë kriter apo jo. Ne kemi detyrimin ta çojmë përpara reformën, se kë sjell PS është punë e saj. Përgjegjësia nuk është e opozitës, dhe as humbja. Humbja më e madhe është e mazhorancës", tha Caka.

  •